Vajza brune nuk përmbahet në Astir, “fut e bjer” me shkelma e grushta ndaj vajzës tjetër në makinë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.05.2022, 20:26

Nuk dihet miq se përse vajzat në këtë vend të quajtur Shqipëri, e kanë kaq “zët” njëra-tjetrën. Në vend të jenë të dashura e miqësore duke dhënë shembull edhe para djemve, duket se ndodh krejt e kundërta. Vajzat e sotme zihen me grushta e shkelma më keq se edhe vetë meshkujt.

Këtë e ilustron më së miri një episod i turpshëm që ka ndodhur në lagjen e njohur si “Astiri” në TIranë. Një vajzë brune duket tepër e indinjuar saqë godet me grushta e shkelma një vajzë tjetër. Madje inati i brunes nuk bie as kur “kundërshtarja” futet në makinë që të largohet, pasi ajo e ndjek dhe godet me grushta e shkelma edhe xhamin e makinës si dhe vetë makinën. Në vendngjarje janë edhe dy djem të cilët duket se nuk e kanë aspak të lehtë të ulin gjakrat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit