Tironsit mbushin ujë me bidona, Veliaj hedh 80 MLN Lekë të furnizojë me ujë vilën e Ramës në Dajt

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.05.2022, 16:01

Nëse paratë e popullit janë shpërdoruar në tendera të pafundme të UKT për furnizim me ujë të pijshëm e sot në 2022, shqiptarët ende mbushin ujë me bote pyetja që bie është kujt i shkojnë këto para?!

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Përgjigjen e kësaj pyetje i takon SPAK ta hetojë, teksa Erion Veliaj hedh paratë e qytetarëve të Tiranës për të furnizuar me ujë vilat qeveritare në Dajt.

Në një tender të fundit të UKT me vlerë mbi 80 MLM LEKË pa TVSH, Veliaj do i hedhë për ndëetimin e një depoje të re furnizimi me ujë në vilat qeveritare në Dajt.

Zona e rëndësisë së veçantë është e kufizuar për komunitetin dhe është e aksueshme vetëm me leje të posaçme hyrjeje. Zona e vilave qeveritare përbëhet nga një tërësi objektesh, kryesishtvila individuale 2-3 katëshe, të cilat shfrytëzohen në periudha të caktuara nga personalitetet drejtuese të shtetit, Edi Rama, Lindita Nikolla dhe Presidenti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit