Kush është Nadir Çausholli?! Oligarku i qeverisë marketon VIAGRAN e tij me lekët e popullit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.04.2022, 20:16

Nadir Çausholli, oligarku i Shëndetësisë u duk sikur e kishte lënë pas dore këtë fushë pasi pak ditë më pari mori licencën e autobusëve të tij me naftë Green Line për linjën e Unazës së kryeqytetit.

Autobusë të cilët janë shitur si ekologjikë pasi janë lyer me jeshile, sikur punojnë me bateri por në fakt ndosin qytetin në grada të frikshme.

Çausholli është rikthyer fuqishëm në treg pasi zhvatin popullin nëpërmjet tenderave publikë. Ai ka nxjerrë një shitje një ilaç nga kompania e tij CFO PHARMA (ajo përfituese e parave të shqiptarëve), për impotencën seksuale, që në përmbajtje të emrit ka fjalën dragoi i zi… Një stimulant seksual për qytetarët shqiptarë.

Pra me pak fjalë, oligarku i Ramës pasi u shiti shqiptarëve hallexhinj ilaçe 12-fish më shtrenjtë dhe u zhvati miliarda lekë teksa ia hodhi pa u lagur nga drejtësia shqiptare, kërkon t’u shesë ilaçe për ‘ngrehje’ dhe për këtë ka hedhur miliarda lekë nga ato që ka rrjepur nga populli dhe tenderat publikë dhe i ka hedhur në masë në televizione që ta marketojë.

KUSH ËSHTË NADIR ÇAUSHOLLI?!

Çauaholli është dënuar disa herë për mashtrim në mënyrë të përsëritur, histori që nis që nga viti 2015.

Rezulton se ky oligark ka përfituar tendera nga Ministria e Shëndetësisë edhe kur ka qenë në burg duke vuajtur dënimin për mashtrim.

Megjithëse kompania e tij u dënua duke iu hequr e drejta të tregtojë ilaçe, ironia është se në vitin 2016 i jepet çmimi si “Biznesi më i Mirë i Vitit” nga Dhoma e Tregtisë.

Çausholli me kompaninë e tij që dikur quhej OMEGA PHARMA i paraqiste receta për rimbursim Fondit Rajonal të Kujdesit Shëndetësor Tiranë duke i zhvatur shtetit 2.2 Milionë Euro për më pak se një vit, teksa merrte edhe para nga Buxheti i Shtetit.

TË DHËNA AKTUALE

998 MILIONË LEKË PA TVSH është vlera e tenderave që ka përfituar Nadir Çausholli vetëm në sektorin e Shëndetësisë.

Vlera që ka përfituar nga Thesari i Shtetit (2019-2022) është 717 MILIONË LEKË.

KLIKONI KËTU PËR TË PARË TRANSAKSIONET E THESARIT

SI OLIGARKU MASHTRONTE POPULLIN E SËMURË DHE U SHISTE ILAÇE ME 4-FISHIN E VLERËS REALE

Nga investigimi i mediave, është zbuluar se në farmacitë e Çaushollit shiteshin ilaçe të importuara me çmime disa fish më të larta me ato të blerjes.

Një nga abuzimet më të mëdha që ka bërë kjo kompani, është zbuluar nga mediat dhe ka të bëjë me ilaçin e quajtur Soludamin.

Çausholli ua shiste pensionistëve të varfër këtë ilaç me vlerë 180 herë më të shtrenjtë se çmimi i blerjes dhe shumë fish më shtrenjtë se çmimi që kishte miratuar komisioni i çmimit të barnave.

Gjoba për abuzime me çmimet, do i kushtonte Çaushollit 10 fish sa përfitimi në mënyrë abuzive që ka pasur kjo kompani nga shitja e Soludaminës, që shkonte deri në 400 milion lekë ndaj CFO PHarma.

Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 500 milion lekësh për të kompensuar naftën për transportin urban.

Shqiptarët janë zhytur në krizë ekonomike, çmimi i naftës pritet të pësojë sërish rritje, buka ka shkuar 130 Lekë, një kokër vezë 30 Lekë, ndërsa oligarku kërkon kompensim për naftën me taksat tona.

E KENI TË QARTË SKENARIN MIQ: OLIGARKU QË HA LEKËT TONA DHE NA ZHVAT XHEPAT KUR KËRKOJMË NDIHMË PËR T’U SHËRUAR, ME PATURPËSINË MË TË MADHE I KËRKON QEVERISË T’I PAGUAJË KARBURANTIN ME PARATË TONA.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit