Pogradecari ngel i çoroditur në mes të rrugës, a duhet ta parkojë makinën apo janë viza të bardha?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.04.2022, 21:37

Shqipëria e çudirave të dashur miq. Jetojmë në një kohë të tillë që ngjarjet jo normale tashmë janë kthyer dalëngadalë në normalitet. Një episod mjaft i habitshëm i ka ndodhur ditën e djeshme një qytetari nga Pogradeci. Ai ka dërguar një foto nga vijëzimi i rrugëve në qytetin e tij. Pamja është vërtetë e pabesueshme, por ka ndodhur realisht.

Bashkia ka vizatuar vizat e bardha brenda kuadratit të parkimit të makinave. Qytetari i cili dëshironte të parkonte makinën e tij, nuk është i qartë nëse “paçavurja” e bashkisë është vend parkimi, apo viza të bardha për të kaluar këmbësorët? Ju a mund t’i jepni një zgjidhje?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit