Shkon për drekë në Malin e Dajtit, familja tmerrohet nga skeleti në mes të rrugës

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.04.2022, 20:45

Një familje ka ngelur pa fjalë ditën e sotme gjatë një vizite në Malin e Dajtit. Mësohet se kishin shkuar për të konsumuar një drekë në gjirin e natyrës, nën freskinë dhe qetësinë e malit, kur befas janë përballur me një ngjarje aspak të këndshme.

Thuajse në mes të rrugës, rreth 15 metra jashtë rrethimit të restorantit, ata u përballën me një grumbull të madh eshtrash. Nuk dihet ende se çfarë eshtrash janë, por skeleti ngjan tepër i madh që të jetë i ndonjë kafshe.

Në vijim mesazhi nga qytetarët:

Pershendetje JOQ, eshtrat dalin ne Malin e Dajtit, nuk dihet ca eshtrash janë... I filmuam sot para 20-30 minutash në Malin e Dajtit afër restorant Cereni, jashtë territorit, rreth 15 metra jashtë murit. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit