Një i ri nga Tirana ka shkuar pranë një servisi në Vaqarr për të rregulluar automjetin e tij, por është përballur me një surprizë të pakëndshme. Pasi më në fund rezervoi një orar të lirë për makinën e tij për riparim dhe pasi riparimi mbaroi, makina ngeli papritur sipër urës. I riu shpjegon se në momentin e fundit kur gjithçka mbaroi, ikën dritat dhe automjeti i ngeli sipër. Ai dërgoi mesazh pranë redaksisë sonë me shpresën se dikush e sheh hallin e tij dhe i rikthen dritat, të paktën sa të ulë makinën.
Ne vijim mesazhi: