Blendi Gonxhe nxjerr në shitje për skrap targat e DPSHTRR: Çmimi 20 MLN LEKË

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.04.2022, 13:46

DPSHTRR, institucioni paratë e të cilit, janë thithur nëpërmjet tenderave publikë si një palcë brenda kockës nën drejtimin e drejtorit Blendi Gonxhe.

Gonxhe përpos se e ka kthyer këtë institucion në burim vetjak parash, ia ka kthyer simbolikën si foltore e pazareve të oligarkëve.

Në një ankand të fundit të hapur, drejtori ka shkuar deri në pikën që shesë materiale të DPSHTRR për skrap e të nxjerrë ndonjë lekë ta mbledhë gonxhe për xhepat e tij.

Duket se drejtori ynë ndjek trendet e rritjes së çmimeve të materialeve si hekuri apo alumini dhe kështu ka nxjerrë në ankand targat e aluminit të institucioni për një vlerë prej mbi 20 MLN LEKËSH pa TVSH. Bëhet fjalë për 17.400 kg skrap alumini nga targa të përdorura të dala jashtë përdorimit.

Ironik është fakti që të pastrehëve e lypësave të kryeqytetit u sekuestrohen qeset me kanoçe alumini nga policët e Erion Veliajt, të cilat i kanë për t’i shitur, por titullari i DPSHTRR hap ankand ligjërisht dhe shet alumin me vlerë mareamendëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit