Niko Peleshi hap palestër 270 MLN Lekë, i mbush xhepat BOSS-it “të pashpirt” shqiptar nga Maqedonia

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.04.2022, 12:30

Siç kemi specifikuar në artikujt tanë të mëparshëm të procedurave të tenderimeve, çudirat me shpërdorimin e parave publike në këtë vend kanë kapur caqet e çmendurisë të titullarëve shqiptarë.

Aq shumë janë shtrirë tentakulat gllabëruese të pushtetit sa janë lidhur edhe me BOSS-ët me të kaluar të dyshimtë përtej kufijve të Republikës.

Duket se Ministria e Mbrojtjes e ka bërë të udhës që tenderat me vlerë marramendëse t’ia japë një biznesmeni shpiptar nga Maqedonia e Veriut.

ELMEDIN ADEMI

Tenderi i radhës është hapur nga ministri korçar i Mbrojtjes Niko Peleshi me objekt ndërtimin e një palestre, për të cilën i ka dhënë nga paratë e popullit mbi 270 MLN Lekë BOSS-it maqedonas Emir Shefiti. Ky i fundit rezulton administrator i kompanisë EUROVIA ndërsa zotërues dhe themelues i saj është Elmedin Ademi.

EMIR SHEFITI

Kjo nuk është hera e parë që Shefitit i përmendet dhe i del emri si bashkëpunëtor i qeverisë hajdute shqiptare.

Edhe në kohën kur ministre e Mbrojtjes ishte Olta Xhaçka, atij iu dha tenderi me objekt ushqimesh për ushtrinë me vlerë 1.5 MLN €. Tenderi korruptiv u denoncua në SPAK ndërsa disa hije dyshimi misterioze ranë mbi figurën e Shefitit.

Adresa e tij formale e biznesit është [email protected], ndërsa në kohën e kallëzimit të Xhaçkës dhe EUROVIA shpk në SPAK një denoncim nga një ish-bashkëpunëtor nga Maqedonia i Shefitit u publikua në media dhe mori dhenë.

DENONCIMI

“Emir Shefiti që u përmend për tenderin 1.5 milionë, brenda natës i mbylli llogaritë në rrjetet sociale. Po kush është Emir Shefiti, që u përmend në deklaratën e z.Enkelejd Alibeaj? I lindur dhe rritur në Tetovë, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Emir Shefiti – pronar i një zinxhiri bastesh dhe kazinosh në Maqedoninë e Veriut por edhe më gjërë, ndryshe eshte i njohur në Tetovë si narkoshteti i cili kontrabandon kokainën. Deri në vitin 2017 ka qënë një bashkëpunëtor biznesesh me famëkeqin Sasho Mijalkov, Drejtor i Agjensionit për Kundërzbulim në RMV. Gjate vitit 2017 ka qënë i dyshuar për likudim të një personi të tij të afërt, i cili ka pasur vdekje misterioze dhe askush asnjëherë nuk ka guxuar që të ngrejë akuzë për hetim apo procedurë gjyqësore. Vet emri në emailin e tij të tregon për çfarë njeriu bëhet fjalë ([email protected]) Përveç këtij biznesi që ju keni arritur të zbuloni, ai kontrollon zinxhir “bastesh online” në Shqipëri, prej muajit shkurt 2019 (në periudhën kur ka hapur edhe kompanine Eurovia) me mbështetje të strukturave të Partisë Socialiste. Emir Shefiti është në moshë relativisht të re 36-37 vjeç, por ka një pasuri marramendëse Me respekt ANONIM nga Tetova.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit