Drejtoresha e Ramës blen 30.000€ me lekët e popullit Fuoristradë 4×4 tek PORSCHE e oligarkut Gentian Bushati

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.04.2022, 11:05

Në një kohë kur Agjencia e Prokurimeve Publike ka kërkuar mos-hartimin e kritereve të veçanta të cilësuara si ‘borgjeze’ në tenderat e blerjeve të automjeteve, drejtoresha Armela Krasniqi e Autoriteti i Mediave Audiovizive ka shpalosur specifikime teknike klienteliste në tenderin e fundit.

Procedura Publike e hapur ka pritur oferta nga kompanitë e makinave në Shqipëri për një mjet luksoz tip fuoristradë 4×4 për këtë institucion.

Përpos faktit se kriteret e AMA për mjetin luksoz janë të specifikuara sikur të ishin preferencë e një personi të vetëm përdorues të makinës dhe jo një institucioni që ble mjete të shtrenjta me paratë e popullit… por konsiderohen lukse të tepruara dhe harxhime të Buxhetit të Shtetit për qejfet e bordit.

Këto kritere kufizojnë pjesmarrjen e operatorëve ekonomikë dhe kanë prirje klienteliste favorizimi për një operator të caktuar që mund të përmbushë tekat e AMA.

Mjeti luksoz duhet të jetë prodhim i vitit 2021-2022, me xhama të errët pas, sedilje lëkure dhe sedilje me ngrohje para, disqe alumini dhe shina në tavan ngjyrë gri.

37 MLN Lekë pa TVSH i janë dhënë Gentian Bushatit të Porsche Albania, si sponsori i AMA-s në këtë tender. Oligarku i makinave në vend do të sigurojë mjetin luksoz për drejtoreshën e AMA, si pjesëmarrës i vetëm në garë.

Rikujtojmë se 6 anëtarët e Bordit të AMA u zgjodhën nga PD dhe PS dhe u votuan nga Kuvendi me dyer të mbyllura.

Anëtarët e rinj të bordit të AMA-s janë Aurela Bicja, Besjan Zogaj, Desada Metaj, Gjergj Hamiti, Jetmir Halilaj dhe Joana Allushi.

Besjan Zogaj është djali i analistit Preç Zogaj, i cili ka kaluar në krah të Bashës pas përçarjes së PD, kur kryedemokrati shpalli ‘non grata’ Berishën.

Desada Metaj është këshilltare e Bashës në PD e cila u zotua të merrte postin e shefes së zyrës së komunikimit para zgjedhjeve të 25 Prillit.

Jetmir Halilaj është i pozicionuar pranë Irfan Hysenbelliut me rol kryeredaktor i gazetës Panorama Sport. Linja redaksionale e grupit mediatik të Hysenbelliut është bërë e qartë që para se të zbulohej se Basha takonte Ballën dhe Veliajn në resortet e tij.

Nuk dihet se kush prej tyre do e përdorë i pari makinën luksozë të blerë me paratë e popullit.

Ky institucion ka nxjerr në ankand njërën prej makinave të vjetra dhe e ka shitur për 1.5 Milionë Lekë të vjetra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit