Ekskluzive/ Eurot fallso reklamohen sheshit në Shqipëri, policia “fle gjumë” më keq se Lul Basha

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.04.2022, 21:03

Kohët e fundit janë rritur së tepërmi informacionet dhe njoftimet se persona të caktuar kanë hedhur në qarkullim kartëmonedha të fallsifikuara të valutave të huaja në Shqipëri. Kryesisht bëhet fjalë për valutat më të përdorura si dollari amerikan, euro apo paundi britanik.

Në një kohë që shumë persona kanë rënë pre e këtyre mashtruesave, në internet qarkullojnë pa asnjë problem video ku persona të caktuar i shesin njësoj si rrobat apo ushqimet. Kështu, një faqe në TikTok reklamon me video se shet euro të një cilësie aq të lartë sa nuk dallohen as nga dyqanet.

Ata i shesin eurot me 20% të vlerës së parashtypur dhe madje ua dërgojnë klientëve edhe në shtëpi me “delivery”... Përmbajtja e videove është aq skandaloze saqë nuk arrihet të kuptohet se çfarë po bën policia për t’i parandaluar këto ngjarje. Gjithsesi e vetmja gjë që mund t’ju themi për momentin është të bëni sa më shumë kujdes dhe të kontrolloni nga dy herë nëse keni dyshime për vlefshmërinë e valutave që ju japin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit