Librazhd/ Shteti kujtohet pas dy orësh të sjellë vetëm 1 fadromë për hapjen e rrugës, asaj i mbaron nafta

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01.04.2022, 20:19

Ky lajm miq është një meme e madhe. Ngjarja në vijim është aq e paimagjinueshme në një shtet normal sa me siguri një qytetar i Bashkimit Europian do shkulte flokët një nga një dhe do bërtiste si i marrë nëpër rrugë. Prej mbi dy orësh qindra makina janë bllokuar në aksin Elbasan-Librazhd si shkak i rrëshqitjes së dherave nga shirat.

Qytetarët që kanë kontaktuar me Joq Albania shprehen se kanë mbi dy orë të bllokuar. Ata thonë se vetëm pas dy orësh shteti u kujtua të sjellë vetëm 1 fadromë, të cilës i mbaroi nafta... Si rrjedhojë qytetarët e shkretë janë ende në pritje të bllokuar në mes të rrugës deri sa dikush të gjejë naftë dhe ta sjellë te fadroma...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit